Ministri Damka vizitoi U. “Ukshin Hoti” Prizren
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Temë bosht e takimit ishte riakreditimi i drejtimeve në gjuhët e komuniteteve, në këtë kuadër edhe në gjuhën turke.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi për vizitën dhe i siguroi se janë duke punuar në këtë drejtim dhe shpreson se do të riakreditohen. Ai theksoi se drejtimet në gjuhën turke dhe boshnjake janë vlerë e shtuar për Universitetin dhe se do të kenë vëmendje të posaçme.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan.