Në Fakultetin Juridik u mbajt punëtoria me temë: Bashkëpunimi dhe formati i punëve noteriale, avokatisë, përmbaruesve në relacion me Gjykatën
Në Fakultetin Juridik u mbajt punëtoria me temë: Bashkëpunimi dhe formati i punëve noteriale, avokatisë, përmbaruesve në relacion me Gjykatën
Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Bordin Këshillues Industrial të njësisë të martën mbajtën punëtorinë me temë: Bashkëpunimi dhe formati i punëve noteriale, avokatisë, përmbaruesve në relacion me Gjykatën.
Hapjen e punimeve të punëtorisë e bëri Kryetari i BKI-së z. Artan Serjani, i cili njëherësh është Kryetar i Gjykatës Themelore në Prizren, ndërkaq, një fjalë rasti e mbajti edhe Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, i cili e vlerësoi shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj punëtorie si për pjesëmarrësit nga institucionet respektive ashtu edhe për stafin dhe studentët e fakultetit.
Panelistë në punëtori ishin edhe Enis Hoxha-përmbarues, Fjorda Mujollari – Nihma Juridike Falas, prokurori Fatos Ajvazi, psikologu Imer Ponik, zv.drejtor i QPP Shaban Kamberaj, Hajrim Qengaj nga MPB, Elbasan Shoshaj nga DKA dhe Lutfi Rizanaj nga GJTH.
Në fund të punëtorisë Dekani Kryeziu ndau certifikatat për pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në këtë punëtori.
Vlen të theksohet se punëtorinë e kanë moderuar Prof. Asoc. Dr. Arif Rizaj dhe Ass. Triumf Sadikaj.