Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizoi punëtorinë me temë: “Digjitalizimi i proceseve të biznesit përmes web aplikacioneve dhe zhvillimit të lojërave
Hapjen e punimeve të punëtorisë e bëri u.d. Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani. Ajo theksoi se ata si njësi akademike janë të interesuar që të bartin dijen edhe jashtë mjediseve akademike, dhe se në këtë kuadër janë angazhuar që t’i bëjnë bashkë industrinë dhe universitetin. Ndërkaq, moderimin e punëtorisë e bëri asistentja e këtij fakulteti, Arta Misini.
Në fund të punëtorisë, u.d. Dekanja Hasani shpërndau certifikatat e pjesëmarrjes në punëtori për të pranishmit.
Prezantues në këtë punëtori ishin: Endrit Fetahu (nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike) − Zhvillimi i lojërave (shtjellimi i një teme/projekti); Selim Maloku (nga kompania “Zonda Creative Studio”) – Zhvillimi i lojërave (shtjellimi i një teme/projekti) ; Besnik Nurshaba − Zhvillimi i lojërave (demonstrim praktik) I; Nedim Faiku − Zhvillimi i lojërave (demonstrim praktik) II; Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi (nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike) − “Loja e shahut”; Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi (nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike) dhe përfaqësues nga kompania “Gjirafa − Digjitalizimi i proceseve të biznesit/organizatës përmes web aplikacioneve; Ilir Perolli (fitues i vendit të parë në Bootcamp tre ditor, projekti “Open ICT Education for Youth Employability”) − Demonstrimi praktik i një Web aplikacioni I; Altina Rexha dhe Dafina Elshani (fituese të vendit të parë në garën “Hackathon”, projekti “ICT for Kosovo’s Growth”) − Demonstrimi praktik i një web aplikacioni II.