Në Ohër u mbajt konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga UPZ dhe partnerët ndërkombëtar
Në organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteteve Marmara dhe Balikesir nga Turqia, Fakulteti i Turizmit në Ohër dhe me Young Scholar Union nga Turqia, më 27-29 Qershor 2018 në Ohër të Maqedonisë është mbajtur Konferenca III shkencore ndërkombëtare me titull: The West of dhe East, the East of dhe West. Kryesues i konferencës ishte rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj, gjithashtu organizatorët prej UPZ, Prof. Serdan Kervan, nga Universitetit i Marmarase ishte Mehmet Aça, nga Universiteti i Balikesirit, Erdogan Tezci, dhe përfaqësues nga Young schoolar union , Tugrul Aktaş.
Rektori Vataj dhe përfaqësuesit e universitete dhe institucioneve tjera partnere e vlerësuan lartë organizimin e kësaj konference, përderisa me punimet e tyre studiuesit kanë dhënë kontribut konkret në fushat përkatëse.
Në Konferencë kanë marrë pjesë 75 pjesëmarrës me 90 punime, nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Italia dhe Maqedonia.
Fushat e studimeve të prezantuara ishin: edukimi, historia, komunikim medial, kinema, televizion, juridik, letërsi, marrëdhënie ndërkombëtare,