Në U. “Ukshin Hoti” Prizren u shënua 14-Vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Rektori Krrabaj theksoi se 17 shkurti është ngjarja e cila shënon aktin kulminant të lirisë së popullit tonë. “Historia e shtrenjtë e Kosovës mori kthesë tjetër në shkurt të 2008-tës, kur ne shpallem pavaresinë tonë. Në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, të lartësojmë punën dhe sakrificën e atyre që dhanë çdo gjë për Kosovën, prandaj të jemi të bashkuar për tejkalimin e sfidave, për krijimin e një shteti të fuqishëm, të bazuar para se gjithash në arsimim edhe më cilësor për të rinjtë tanë. 17 shkurti shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të vendit tonë. Dita e Pavarësisë së Kosovës do të mbetet përherë vlerë për brezat që do vijnë, duke figuruar si akti kulminant i lirisë së vendit. Njëherësh, duhet të reflektojmë edhe për të ardhmen, duke vendosur arsimimin e brezave të rinj si prioritet shtetëror, për një të ardhme të ndritur për vendin.”, theksoi Rektori Krrabaj.