Në Universitet u mbajt punëtoria me temë: "Metodologjia e rishikimit të programit studimor”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të hënën është mbajtur punëtoria me temë: “Metodologjia e rishikimit të programit studimor”. Punëtoria është zhvilluar në formë bashkëbisedimi për praktikat dhe metodat më të mira dhe më efektive me qëllim përmirësimin e cilësisë së Programit. Në ketë diskutim ka marr pjesë dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe ekspertja Fortuna Mehmenti, që është mbështetur nga Projekti HERAS + Higher Education, Research and Applied Science Plus, i cili projekt tani e disa vite ka përkrahur Universitetin në adresimin e sfidave në fushat kryesore.
Punëtorinë e hapi, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë, e cila theksoi se në fazën e përgatitjeve për ri akreditim të disa programeve studimore, e kanë parë të arsyeshme organizimin e kësaj punëtorie, për të cilën gjë falënderoi projektin HERAS+ dhe stafin e tyre për përgjigje pozitive të shpejtë.
z. Nehat Dervishi, koordinator në këtë Projekt, theksoi se ata janë të gatshëm si edhe më herët, që të mbështesin institucionet e arsimit të lartë në adresimin e sfidave me të cilat përballën.