Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren po mbahet punëtoria në kuadër të projektit QUADIC'
Në kuadër të programit Erasmus+, projektit “Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC “, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, po zhvillon punimet punëtoria, nga 28 deri më 31 mars 2021. Punëtoria ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale. Në kuadër të programit Erasmus+, projektit “Zhvillimi i cilësisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe menaxhim të projekteve “QUADIC “, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, po zhvillon punimet punëtoria, nga 28 deri më 31 mars 2021.
Punëtoria ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale.
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, si nikoqir të kësaj konferencë, mbajti një fjalë rasti, duke e vlerësuar lartë rëndësinë e kësaj konference, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve të dy zareve të rëndësishme në Universitet.
Trajnimi ka për qëllim trajnimin e stafit të zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar si dhe zhvillimin e aplikacioneve softuerike dhe platformave virtuale, i cili iu kushtohet zyrtarëve të bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve dhe institucioneve partnere dhe stafit akademik të universiteteve, me qëllim që të inkurajohet zhvillimi i përgjithshëm i institucioneve të arsimit të lartë në hartimin e projekteve ndërkombëtare.
Trajnimi adreson çështje që kanë të bëjnë me politikat e BE-së në lidhje me projektet, hartimin e projektit, shkrimin e propozimit, buxhetin dhe dorëzimin, gjithashtu pjesën praktike në dy punëtori.
Trajnimi ndiqet edhe në internet nga partnerët ndërkombëtarë.
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është organizatori i trajnimit, ndërsa po marrin pjesë edhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar.