Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e parë të Konkursit për vitin akademik 2022/2023.
Me këtë rast Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Nexhmedin Krasniqi dhe Kryetari i Parlamentit Studentor z. Fatlind Tredhaku kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit të mbajtjes së provimit pranues. Rektori dhe bashkëpunëtorët i siguruan kandidatët se pranimi do të bëhet mbi bazën e kushteve të konkursit dhe meritës.