Në UPZ u mbajt konferencë për nder të Ditës së Evropës
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur konferencë për nderë të Ditës së Evropës, me temë “Sa është i sigurt Bashkimi Evropian në rrugëtimin e tij”. Këtë konferencë e ka organizuar Fakulteti Juridik i UPZ-së në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Kosovës. Në këtë konferencë folën ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad, drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, Ambasador Beqir Ismaili dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Arif Riza. Ndërkaq një fjalë përshëndetëse në emër të Rektorit Vataj e mbajti prorektori Dr. Sc. Sadik Idrizi.