Njoftim për regjistrimin e Semestrit Veror 2023/24
Regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2023/24 për nivelin Baçelor dhe Master do të bëhet nga data:
01.03.2024 deri më datë 15.03.2024
Studentët duhet të regjistrojnë lëndët e semestrit veror në SMU e përfundon regjistrimin dhe e printon Raportin (fletëregjistrimin për semestrin veror) dhe e dorëzojnë në Administratën e fakulteteve, tek zyrtari përkatës .
Luten studentët t’i respektojnë afatet kohore për regjistrimin e semestrit veror 2023/24
Sipas UA(MASHTI) 09/2021, nenit 5, paragrafi 1, të gjithë studentët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit nga neni 2, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.3 të këtij Udhëzimi, pra lirohen nga pagesa kur e regjistrojnë semestrin për herë të parë.