NJOFTIM PËR ZGJATJE TË AFATIT PËR APLIKIM PËR BURSA TË VAJZAVE/ GRAVE NË FUSHAT STEM (në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë apo matematikës)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit zgjatë afatin e aplikimit të Thirrjes për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës për vitin akademik 2021-2022, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë, të datës 16 gusht 2021.
Mundësi mbështetjeje financiare që MASHTI po ofron për vajzat/gratë që regjistrohen sivjet për herë të parë në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë apo matematikës (fushat STEM) në universitetet që ju përfaqësoni. Bëhet fjalë për 1 000 bursa në total, e që kapin shumën prej 1 000 EUR/vit.
Afati i aplikimit do të vazhdojë deri më 20 tetor 2021 në orën 16:00. Gjeni më poshtë linkun e thirrjes si dhe detajet tjera në lidhje me aplikimin.