Panairi i Punës dhe Karrierës 2023
Sot, më 02.06.2023, Qendra e Karrierës dhe Alumnit e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në bashkëpunim me Galeria Shopping Mall organizuan Panairin e Punës dhe Karrierës.
Dihet mirëfilli nevoja e bizneseve për praktikantë dhe punetorë të rinj, andaj ne si Universitet kemi ofruar ndihmën tonë për ndërmjetësim midis bizneseve në njërën anë dhe studentëve e të diplomuarve në anën tjetër.
Në Panairin e Punës dhe Karrierës morën pjesë biznese, institucione dhe organizata të shumta të rajonit të Prizrenit. Panaire të tilla janë bërë të zakonshme të mbahen në Republikën e Kosovës, por ky është i pari i cili u organizua si i pavarur ngai nstitucioni ynë.
Panairi u vizitua nga studentë, nxënës dhe qytetarë të ndryshëm të të gjitha profileve.
Shpresojmë që në të ardhmen bizneset, institucionet dhe organizatat e ndryshme të vazhdojnë këtë traditë në bashkëpunim me universitetin pasi që kjo është në dobi të të gjitha palëve.
Falënderojmë Galeria Shopping Mall, të gjitha bizneset, institucionet, dhe organizatat për realizimin e Panairit të Punës dhe Karrierës.