Përfaqësuesit e ITP-Prizren vizituan U. “Ukshin Hoti” Prizren
Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të hënën e kanë vizatuar përfaqësuesit e ITP-Prizren (Parko Gjermano-Kosovar i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren). Drejtori i Parkut Hans-Juergen Cassens dhe bashkëpunëtorët Muhamed Rexhepi dhe Simon Floeth u pritën nga Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore – Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, nga Prorektori për marrëdhënie me jashtë dhe ngritje të cilësisë- Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Dekanja e FSHK-sw Prof. Ass. Dr. Zirije Hasani, drejtori i zyrës për marrëdhënie me jashtë z. Përparim Avdullahu dhe nga udhëheqësi i komisionit për organizimin e shkollës verore Ass. Festim Tafolli.
Në takim është biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm, për të cilën gjë u pajtuan të dy palët.