Përparim Avdullahu
Udhëheqës i zyrës për Marrëdhënie me Jashtë
- Siguron zbatimin e planit strategjik të Universitetit për ndërkombëtarizimin e universitetit si dhe jep mbështetjen e nevojshme profesionale Menaxhmentit (Prorektorit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Sigurimit të Cilësisë) për realizmin e këtij plani.
- Menaxhon punët e zyrës duke komunikuar me institucionet me të cilat Universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi me karakter ndërkombëtar dhe atë rajonal, dhe kujdeset për zbatimin, përtëritjen dhe zgjerimin e këtyre marrëveshjeve sipas afateve kohore.
- Menaxhon punën lidhur me ndërkombëtarizimin e Universitetit nëpërmjet programeve ndërkombëtare të studimit në Universitet, kujdeset për mobilitetin e studentëve dhe mësimdhënësve në vendet tjera përmes projekteve rajonale, evropiane etj;
- Ofron informata në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Universitetit. Ndihmon në krijimin e lidhjeve me universitet e huaja, këshillon profesorët në krijimin e këtyre lidhjeve.
- Mbledh të dhëna për fondet kombëtare dhe ndërkombëtare në dispozicion për lëvizje të studentëve dhe mësimdhënësve në bashkë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare sikurse: DAAD, British Council, USAID, IREX dhe ERASMUS + (HERAS +), dhe i promovon ato brenda Universitetit.
- Kontakton universitetet dhe takohet me përfaqësues të tyre, duke iniciuar bashkëpunimin. Bën përkthimin e informatave gojarisht ose edhe me shkrim në anglisht dhe anasjelltas në kuadër të zyrës përkatëse.
- Përgatit materialet për faqen zyrtare për Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë, duke u kujdes për promovimin e aktiviteteve ndërkombëtare të Universitetit;
- Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikëqyrjen e tij dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.