Presidenti Meta ndau Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Prof. Dr. Eqrem Zenelaj
Presidenti Meta ndau Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Prof. Dr. Eqrem Zenelaj
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të enjten ndau Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Në ceremoninë shtetërore solemne të organizuar me këtë rast ka marr pjesë edhe Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi Prorektorë për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe kërkime shkencore. Kjo është dekorata e dytë më e lartë për profesor Zenelaj, në kuadër të 12 dekoratave në Shqipëri. Me këtë titull, deri tani janë dekoruar 12 persona nga Shqipëria e Evropa, për 30 vite, ndërsa është dekorata e parë që i ndahet një shkencëtari nga Kosova.