Prof.Ass.Dr. Serdan Kervan mori pjesë në panelin e diskutimit me temën: Zhvillimi i Kompetencave Demokratike duke filluar nga Fëmijëria e Hershme
Në kuadër të kampanjës #VnomaVeshin të projektit #SHPRESE, Caritani ka organizuar panel diskutimi me temën: Zhvillimi i #Kompetencave #Demokratike duke filluar nga Fëmijëria e Hershme.
Panel i përbërë nga Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, profesoreshat Linda Hoxha (Fakulteti i Psikologjisë) dhe Serdan Kervan (Fakulteti i Edukimit), Arjeta Ukelli Gashi (edukatore dhe psikologe), e Elizabeth Gowing (bashkëthemeluese e the Ideas Partnership dhe aktualisht këshilltare për çështje të komuniteteve në zyrën e Kryeministrit), moderuar nga psikologjia Ema Jashari Skeja , mundësoi adresimin e temës nga këndvështrime të ndryshme.
Panelistët reflektuan mbi temën duke dhënë ide konkrete mbi atë se çfarë përfshijnë kompetencat demokratike dhe si zhvillohen ato. Diskutuam mbi rolin e prindërve, edukatorëve, profesionistëve të tjerë e institucioneve pjesë të ekosistemit të fëmijërisë së hershme në zhvillimin e shoqërisë demokratike duke filluar nga fëmijët.