Profesorë nga Universiteti Shtetëror i Arizonës vizitojnë Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri së bashku me Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Vedat Bajrami dhe Prodekanin e Fakultetit të Edukimit, Prof. Ass. Dr. Farmir Mehmeti, pritën në takim Prof. Emeritus Stephen Batalden dhe Prof. Shahin Berisha nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (Arizona State University – ASU – Melikian Center) dhe Prof. Asoc. Dr. Zeqir Veselaj nga Universiteti i Prishtinës dhe Alumni i ASU.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në lidhje me aplikimin e përbashkët për thirrjen: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education.
Ky projekt, i financuar nga USAID, synon të forcojë partneritetet mes sektorit privat dhe institucione akademike dhe mbështet zhvillimin e qasjeve të të mësuarit të orientuar nga tregu dhe përvoja.