Prorektori Susuri priti në takim këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë Donato Giuliani
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, ka pritur në takim këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë Donato Giuliani dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim ishin edhe dekanja e Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra dhe Prodekani Prof. Asoc. Dr. Xhafer Beqiraj.
Temë bosht e takimit ishte hapja e Këndit Francez në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Prorektori Susuri theksoi se Universiteti ka pas bashkëpunim të frytshëm deri më tani me ambasadën franceze dhe me universitetet nga ky shtet, dhe se janë të interesuar që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe thellohet. Në këtë funksion shkon edhe hapja e Këndit Francez në Fakultetin e Filologjisë.