Prorektori Vuniqi takoi stafin në Administratën Qendrore
Prof.ass.dr. Dardan Vuniqi – Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë të martën ka takuar stafin në Administratën Qendrore të Universitetit, Divizionin për Infrastrukturës dhe Furnizim dhe Divizionin për Buxhet dhe Financa. Ata e uruan prorektorin Vuniqi pēr detyrën duke i ofruar bashkëpunim të plotë në kuadër të detyrave të tyre. Prorektori Vuniqi theksoi se do të punojnë bashkë për t’i adresuar sfidat e institucionit.