Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi
Në margjinat e këtij takimi, Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja ka për qëllim për të bashkëpunuar në kuptim akademik dhe profesional me qëllim të dobisë së ndërsjellë duke arritur një marrëveshje më të ngushtë për shkëmbime në fushën e arsimit universitar, trajnimit akademik, hulumtimit/ kërkimit shkencor, dhe aktiviteteve tjera në frymën e njëjtë.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e përshëndetën rektori Qerimi, rektori Aliashani, prorektorja Llullaku dhe stafi tjetër i universiteteve, të cilët shprehin vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme të arsimit të lartë, pa lënë pas dore çështjen kërkimore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.