Rektori Alishani, ka pritur në takim z. Gizelher Woite Drejtor Ekzekutiv i Loyola Gymnasium
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të martën ka pritur në takim z. Gizelher Woite Drejtor Ekzekutiv i Loyola Gymnasium, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, bazuar në interesin e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e mësimdhënies-mësimnxënies.
Në këtë kuadër u diskutua vazhdimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe thellimi e zgjerimi i bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet programit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit të Filologjisë dhe Loyola Gymnasium.