Rektori Alishani priti në takim ambasadorin e Hungarisë Bela Bozsik
Rektori Alishani e falënderoi për vizitën ambasadorin Bozsik. Ambasadori u njoftua nga rektori me historikun e universitetit, të arriturat dhe me sfidat që përballet. Ai theksoi se megjithëse një universitet i ri, si i dyti publik në vend, ka shënuar progres në rritjen e cilësisë dhe afirmimin ndërkombëtar, duke u bërë nikoqir i shumë studentëve të huaj përmes shkollës verore ndërkombëtare dhe i shumë studiuesve të huaj përmes konferencës shkencore ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve me shumë universitete anekënd botës. Në këtë kuadër Rektori Alishani shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me universitetet hungareze në projekte me interes të përbashkët.
Nga ana tjetër, ambasador Bozik, shfaqi mbështetjen e tij për universitetin dhe në përgjithësi për Kosovën.
Në këtë kuadër ai bërë të ditur së ambasada hungareze në kuadër të programit Stipendium Hungaricum ndanë 65 bursa për studentët e nivelit Bachelor, Master dhe PhD, për të studiuar në Hunagri.
Qeveria hungareze ka krijuar programin e bursave Stipendium Hungaricum për të promovuar ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë hungarez dhe për të tërhequr studentë ndërkombëtarë të mirë nga e gjithë bota, të cilët mund të krijojnë lidhje personale dhe profesionale me Hungarinë duke shijuar arsim me cilësi të lartë në zemër të Evropës.