Rektori Alishani priti në takim ministrin Damka dhe deputetin Kervan
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të premten ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe deputetin Enis Kervan. Në takim ishte edhe Prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe sigurimin e cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Gjatë vizitës u diskutua për iniciativën për hapjen e një programi studimor në gjuhën turke në Fakultetin e Ekonomisë, për hapat që duhet ndjekur.
Poashtu u diskutua për realizimin e projekteve të ndryshme dhe për punët që mund të bëhen për zhvillimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.