Rektori Alishani takoi përfaqësuesit e Qendrës së Biznesit në Suharekë
Nga ana e Universitetit në takim ishin edhe Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prorektore për buxhet, financa dhe infrastrukturë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Nexhmedin Krasniqi.
Takimi u zhvillua në sallën e bordit të Komunës së Suharekës, ku temë bosht ishte bashkëpunimi në mes Universitetit dhe bizneset e kësaj komune. Në këtë kuadër u diskutua edhe bashkëpunimi për edicionin e shkollës verore ndërkombëtare, të cilin organizim bizneset e regjionit të Prizrenit dhe më gjerë po e mbështesin. Në takim po ashtu u diskutua për vizitën që do t’i bëhet nga pjesëmarrësit e shkollës verore bizneseve të kwsaj komune.
Rektori Alishani falënderoi përfaqësuesit e bizneseve dhe Kryetarin e Komunës Bali Muharremaj për mbështetjen e Universitetit në përgjithësi, dhe në veçanti organizimin e shkollës verore ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Kryetari i QBS-së Refki Zogaj, e falënderoi rektorin Alishani për vizitën dhe u zotua se QBS do e përkrah organizimin e shkollës verore dhe do të asistojë edhe në projekte të tjera.
Poashtu Kryetari Zogaj theksoj rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit dhe QBS në të gjitha fushat, për të cilën gjë u dakorduan edhe përfaqësuesit e Universitetit.