Rektori Krrabaj dhe Kryesuesi Murrja po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Universiteteve të Europës (EUA) në Bruksel
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj ,Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof.Asoc.Dr. Arif Murrja dhe Prof. Ass.Dr.Jasmin Jusufi po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Universiteteve të Europës (EUA) në Bruksel. Temat kryesore të konferencës janë: Oferta studimore, zhvillimi i stafit akademik, bashkëpunimi ndërinstitucional, digjitalizimi në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Përveç kësaj,Rektori ka pasur edhe takime tjera me një numër përfaqësuesish nga universitetet dhe institucionet europiane përfshirë EUA-në.