Rektori Krrabaj mori pjesë në manifestimin kulturor– shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 113-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe 14- vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup
Të pranishëm në këtë manifestim ishin udhëheqës të lartë të shtetit, si zëvendësministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, dr. Artan Grubi, por edhe përfaqësues të lartë diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si: zëvendësshefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Shkup – Eric Meyer, ambasadori i Francës – Cyrille Baumgartner, ambasadori i Italisë – Andrea Silvestri, ambasadori i Izraelit – Dan Orian, dhe ambasadori i shtetit amë Shqipërisë – Fatos Reka. Delegacioni i universitetit tonë, pas këtij manifestimi pati edhe një takim pune me drejtorin e këtij Instituti, ku morën pjesë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të tij si, gazetari dhe studiuesi Emin Azemi, historiani dr. Sevdail Demiri dhe Arben Sulejmani.
I pranishëm në takim ishte edhe profesor Anton Nikë Berisha, studiues i njohur i Arbëreshëve të Italisë në Universitetin e Kalabrisë, në Pelermo. U diskutua gjerë e gjatë për mundësi të shumta të bashkëpunimit konkret në mes të dy institucioneve tona, për atë se çka i afron këto dy qendrat tona kulturore e universitare, të Shkupit dhe Prizrenit.