Rektori Krrabaj priti në takim Ambasadorin Minxhozi
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi te martën vizitoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Ai u prit në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr.Samedin Krrabaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Takimi ishte mjaftë i frytshëm ku u diskutuan mundësinë konkrete rreth bashkëpunimit me universitete nga Shqipëria dhe bashkëpunim me komunat e zonës kufitare.
Ambasadori ofrojë mbështetjen e tij të plotë që kjo të realizohet në një afat sa më të shpejtë, duke theksuar se kur të diskutohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve, Prizren është në plan të parë në çdo aspekt.
Rektori Krrabaj e falënderojë Ambasadorin Minxhozi për mbështetjen e vazhdueshme për Universitetin “Ukshin Hoti” duke theksuar se ajo që u diskutua sot është shumë domethënëse dhe u jemi shumë mirënjohës për kujdesin që po tregon për zhvillimin e universitetit tonë.
Në takim ishin edhe Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoci, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prof. Ass. Dr. Sadik Maloku dhe Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi. Profesor Maloku ka dhënë kontribut në realizimin e këtij takimi dhe po shërben si urë lidhëse për bashkëpunim me universitetet shqiptare së bashku me kolegët e tjerë për zhvillimin e universitetit.