Rektori Krrabaj priti në takim znj. Dominique Hasler Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit e Lihtenshtajnit
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj të enjten ka pritur në takim znj. Dominique Hasler Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit e Lihtenshtajnit dhe përfaqësues të Caritasit Zviceran.
Rektori Krrabaj i njoftoi mysafirët me gjendjen në universitet, përfshirë të arriturat dhe sfidat. Ai i falënderoi për realizimin e Projektit “Shpresë” në Universitetit, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm pasi që studentët e programit Parafillor në Fakultetin e Edukimit aty i kryejnë ushtrimet, në një ambient të kompletuar.
Dominique Hasler Ministre e Punëve të Jashtme, Arsimit dhe Sportit e Lihtenshtajnit theksoi se Lihtenshtajni dhe Kosova kanë bashkëpunim shumë të gjatë, që nga paslufta në fazën e rindërtimit dhe në projekte tjera duke u përfshirë edhe në projektet e Caritasit Zviceran.
Krenare Lleshi shprehi kënaqësinë për zbatimi i këtij projekti ne Universitetin “Ukshin Hoti” që ka të bëjë me punën praktike të studentëve. Pjesë e rëndësishme e projektit ishte trajnimi i edukatorëve. Ajo shtoi se do të shohin rezultat në të ardhmen e Projektit TAKE.
Prof. Asoc. Dr. Vedat Bajrami nga Fakulteti i Edukimit theksoi se përfshirja e Fakultetit të Edukimit ka treguar rezultatet e veta. Studentët që kanë marr pjesë në projekt do t’i reflektojnë përvojat me studentët tjerë.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri Prorektor për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ngritje të Cilësisë, Sekretari i Përgjithshëm zt. Nexhmendin Krasniqi, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan në Fakultetin e Edukimit pjesë e projektit dhe Prof. Ass. Dr. Fatmir Mehmeti.
Panagiotis Potolidis-Beck – Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim, Sarah Nigg – Diplomat, Divizioni për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim, Zyra për Punë të Jashtme, Drejtor gjeneral i Carotas Zviveran – Peter Lanck. Gerhard Schaumberger – Drejtor i Caritasit Zviceran në Kosovë dhe Stafi i Projektit Take Krenare Llesh,i Albert Bakalli, Shukrije Lecaj.