Shkolla Verore për Ndërmarrësi Sociale në Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Kjo shkollë është duke u realizuar në kuadër të projektit Qendra Rinore Multifunksionale ARKA projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga zyra e BE në Kosovë dhe zbatuar nga OJQ THY.
Shkolla Verore e Ndërmarrësisë Sociale po mbahet në hapësirat e Unviersitetit “Ukshin Hoti” në Prizren me trajnerë ndërkombëtar.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes zyrtare të shkollës verore ishin edhe:
• Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit në zyren e BE-së në Kosovë, z.Luigi Brusa;
• Këshilltarja Politike e Minsitrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Dorotea Deshishku;
• Kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr.Mytaher Haskuka;
• Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, z.Burim Berisha.
Si dhe përfaqësues nga zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga zyra e OSBE-së, dekanët e fakulteteve, profesorët, studentë dhe përfaqësues të mediave lokale e qëndrore.