Stafi akademik dhe administrativ vizituan Universitetin Cumhuriyet në Sivas të Turqisë
Në kuadër të programit ERASMUS +, në Universitetin Cumhuriyet në Sivas të Turqisë nga 10-14 Tetor qëndruan përfaqësues nga stafi akademik dhe administrativ i Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Prof. Ass. Fatmir Mehmeti dhe Ass. Shefki Shtërbani mbajtën ligjërata nga fusha e Edukimit dhe e Drejtësisë me studentët e Universitetit pritës. Ndërsa përfaqësuesit nga stafi administrativ Xhevat Kallaba dhe Denis Malta vizituan dhe u njoftuan për së afërmi me Qendrën e të dhënave, infrastrukturën mbështetëse si dhe shërbimin administrativ studentor.