Stafi i U. “Ukshin Hoti” Prizren po merr pjesë në vizitë studimore në UNWE në Bullgari
Stafi i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. po merr pjesë në vizitë studimore në Universitetin i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNWE) në Bullgari. Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë përfaqësues të universiteteve të Kosovës, Italisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) nga Kosova. Kjo vizitë do të zgjasë tre ditë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë praktikat e tyre më të mira në lidhje me procesin e kërkimit brenda institucioneve të tyre, si dhe të diskutojnë rreth zhvillimit të projektit ResearchCult deri më tani.
Pjesë e delegacionit nga U. “Ukshin Hoti” janë: Prof.Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, MSc.Nexhmedin Krasniqi – u.d. Sekretar i Përgjithshëm, Prof. Ass. Dr. Prof. Ass. Dr. Mirvjena Këllezi-Kortoçi dhe Prof.Ass. Dr. Serdan Kervan
Të pranishmit i përshëndeti dhe iu drejtua Prorektori i Universitetit të UNWE, Assoc.Prof. Michael Musov, Prof.Diana Kopeva & Koordinatori i projektit Researchcult z.Bujar Gallopeni.
Në seancën e parë Ass.Prof. Dr. Michael Musov ndau përvojat rreth financimit të aktiviteteve kërkimore universitare dhe politikave për integritet akademik në UNWE. Gjithashtu, secili partner ndau përvojën e tij shkurtimisht mbi këtë temë.
Ndërsa në sesionin e dytë, Phd. Florim Gallopeni, nga Instituti për Kërkime Edukimi dhe Zhvillim Social (IREDS), bëri një prezantim të draft modelit për Platformën e Menaxhimit të revistave shkencore. Në sesionin e fundit, Prof. Penço Pençev, Kryeredaktor i Alternativave Ekonomike prezantoi Revista Shkencore të UNWE, Indeksimi dhe praktikat e mira.
Ngjarja do të mbahet gjithashtu të martën dhe të mërkurën me aktivitete të vizitave në terren dhe seminare vijuese për rregulloret e etikës dhe integritetit të kërkimit universitar dhe prezantime mbi kapacitetet kërkimore në universitete.