Stafi i universitetit vizitë studimore në Sofje dhe Plovdiv të Bullgarisë
Në kuadër të Projektit “Forcimi i kapaciteteve dhe konkurrencës së NVM-ve në Kosovë” ku partner është Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe “University of National and World Economy”, Sofia Bullgari, stafi i universitetit tonë pati vizitë tre ditore në Sofje dhe Plovdiv të Bullgarisë. Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin kryesuesi i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, dekan në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit si dhe koordinatorët e projektit, Prof. Ass. Dr. Ekrem Gjokaj, dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi dhe përfaqësues nga Administrata e universitetit Egzon Kryeziu.
Pjesë e agjendës ishte vizita te Qendra për kompanitë fillestare (start-ups), Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Sofjes. Kjo qendër mundëson studentët nga afër t’i forcojnë aftësitë e ndërrmarrësisë dhe inovacionit si dhe qasja më e lehtë në tregun e punës. Gjithashtu, u shpjegua se si funksionon ndërlidhja e bizneseve me universitetin. Po ashtu, u vizitua edhe Universiteti partner në këtë projekt “University of National and World Economy” në Sofie.
Pjesa tjetër e agjendës përfshiu vizitën në qytetin e Plovdivit te Kompania “Japan Agri Products Europe (JAPE)” e cila është një kompani e specializuar në prodhimin e sushit të ngrirë duke kombinuar teknologjinë japoneze.