Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Vedat Kiseri !
Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të Prof.Dr. Vedat Kiseri, i cili ishte mësimdhënës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet “Ukshin Hoti” në Prizren. Profesor Kiseri më herët ishte Shef i Degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë në UP, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i SHLP-së në Prizren, mbi themelet e së cilës është ngritur Universiteti “Ukshin Hoti”.
Profesori Vedat ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fazën e themelimit të Universitetit.
E nderuar familje e profesorit, ju humbët bashkëshortin, prindin dhe gjyshin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjeneratat e shumta.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren u shpreh ngushëllimet familjes miqve , kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të Prof. Dr. Vedat Kiserin.
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren