Universiteti arrin marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Komuna e Suharekës, të premten kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Kryetari Bali Muharremaj. Kjo marrëveshje në mes të dy institucioneve përfshin ndër të tjera:
Komuna dhe Universiteti së bashku do të kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse etj; Komuna do të pranojë në bazë të mundësive një numër të studentëve, për të bërë praktiken profesionale; Pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë në fusha të caktuara; Komuna do ta mbështesë Universitetin sipas mundësive në organizmin e Shkollës Verore Ndërkombëtare etj…