Vazhdon trajnimi i trajnerëve të Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren – Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie dhe Projekti HerasPlus më 21-22 tetor 2022, organizuan punëtorinë dyditore “Trajnimi i Trajnerëve” me temën “Metodologjitë e Mësimdhënies të drejtuara drejt Zhvillimit të Kompetencave” me trajnerët potencial të QPM-së së Universitetit.
Punëtoria është pjesë e mbështetjes që i ofrohet Universitetit nga Projekti HerasPlus, në kuadër të funksionalizimit të Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie. Ky trajnim ishte vazhdimësi e trajnimeve paraprake që kanë kryer stafi akademik përkatës.
Trajnimi u fokusua në diskutimin e metodave moderne të mësimdhënies, hartimin e planprogramit, rezultatet e të nxënit dhe vlerësimi. Qëllimi i trajnimit ishte të mbështeste një ekip bazë të dalluar të stafit akademik të Universitetit, të cilët do të jenë trajnerë të ardhshëm të QPM-së së Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Ngjarja ofroi një mundësi për të identifikuar temat konkrete, si dhe për të përsëritur sesionet e mundshme të trajnimit që do të zhvillohen nga QPM. Projekti do të ofrojë mbështetje vijuese për ekipin bazë të trajnerëve në periudhën e ardhshme në procesin e zhvillimit të paktën të një Moduli Trajnimi në fushën e Metodave të Mësimdhënies të Bazuara në Kompetenca.
Funksionalizimi i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, paraqet një të arritur konkrete të Universitetit drejt sigurimit të cilësisë në procesin e mësimdhënie në këtë universitet, krahas angazhimeve tjera.