u.d. Rektori Krrabaj priti në takim ministrin Damka dhe deputeten Jilta
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pritur në takim Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës nga radhët e KDTP-së, Fidan Jilta.
Ministri Damka dhe deputetja Jilta e uruan rektorin Krrabaj për detyrën duke i dëshiruar suksese. Po ashtu i ofruan bashkëpunim të plotë dhe mbështetje për zhvillimin e Universitetit.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi për vizitën, urimet dhe bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar se e vlerëson shumë dhe është mirënjohës.
Në takim ishin edhe anëtarët e menaxhmentit, Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë , Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi – Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe mësimdhënësit e Universiteti nga programet në gjuhën turke, Prof. Ass. Dr. Elsev Brina dhe Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan.