U.d. Rektori Krrabaj priti në takim përfaqësuesit e Universitetit të Trakisë nga Turqia
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e Universitetit të Trakisë nga Turqia, Prof. Dr. Murati Turkyilmaz – prorektor, Kamil Kolabaş – këshilltari rektorit, Ali Cengiz Kalkan – Drejtori për Shëndetësi dhe këshilltar rektorit. Ata fillimisht e uruan për detyrën duke i dëshiruar suksese.
Në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve të arsimit të lartë. Konkretisht u diskutua për bashkëpunim në hapjen e një Qendre të Inovacionit, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve – ITP në Prizren. Po ashtu u diskutua për mundësinë e hapjeve të programeve studimore të përbashkëta.
u.d. Rektori Krrabaj e mirëpriti këtë iniciativë duke e konsideruar si shumë të nevojshme. Ai theksoi se si Universitetit do të japin kontributin që kjo të realizohet.
Mbeti që të konkretizohen çështjet dhe të normalizohen në një të ardhmen e afërt.
Në takim ishin edhe anëtarët e menaxhmentit, Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë , Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi – Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe mësimdhënësit e Universiteti nga programet në gjuhën turke, Prof. Asoc. Dr. Elsev Brina Prof. Ass. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Asoc. Dr. Soner Yildirim si dhe kryetari i KDTP-së në Prizren, z. Levnt Bus, i cili ka kontribuar që kjo vizitë të realizohet.