U.d. Rektori Krrabaj priti në takim rektorët e universiteteve publike
U.d. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, të premten ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike në Kosovë, të cilët kishin ardhur për ta uruar për detyrën.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi rektorët për vizitën duke theksuar se do të bashkëpunojë me ta si në raporte ndërinstitucionale po ashtu edhe në kuadër të Konferencës së Rektorëve.
Rektorët e uruan atë për këtë detyrë duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Po ashtu ata i ofruan bashkëpunim të plotë për të mirën e institucionit që e drejton.