u.d. Rektori Temaj me bashkëpunëtorë po merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Ulqin
Temat bosht të konferencës, janë: Investimet dhe promovimi i investimeve në sferën e turizmit dhe hotelerisë; Efekti i investimeve të huaja në turizmin vendor; Kuadri ligjor për rregullimin e investimeve të huaja në sferën e zhvillimit ekonomik dhe turistik lokal; Zhvillimi dhe rregullimi i turizmit ndërkufitar; Roli i infrastrukturës dhe bujqësisë në sferën e turizmit dhe hotelerisë; Rregullimi i bashkëpunimit institucional nëpërmjet organizatave turistike në sferën e turizmit; Taksat dhe tatimet lokale në funksion të zhvillimit ekonomik lokal; Novacionet dhe it në funksion të zhvillimit ekonomik lokal; Problematika e profilizimit të burimeve njerëzore në funksion të zhvillimit të ekonomisë dhe turizmit lokal; Administrata shtetërore dhe zhvillimi ekonomik lokal.