U hap projekti: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore për të forcuar Hulumtimet Empirike mbi Kohezionin Social dhe Barazinë në Sistemin Arsimor në Kosovë”
Ka nisur të hënën solemnisht projekti: “Ngritja e kapaciteteve kërkimore për të forcuar Hulumtimet Empirike mbi Kohezionin Social dhe Barazinë në Sistemin Arsimor në Kosovë”. Është fjala për një projekt të përbashkët të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, që financohet nga projekti HERAS+.
Në hapjen solemne, të pranishëm ishin përfaqësues nga universitetet që janë pjesë e projektit. U vlerësua se ky projekt është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për universitetet partnere, por në një konotacion edhe më të gjerë.