U mbajt ceremonia përmbyllëse e Projektit “Forcimi i kapaciteteve dhe konkurrencës së NVM-ve në Kosovë”
Në këtë ceremoni përmbyllëse, e cila është organizuar hibrid(fizikisht dhe online), kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Universitetit “Ukshin Hoti” dhe partnerët: UNWE, Sofia, Bulgaria, Ambasada e Bullgarisë, nga ambasada e Japonisë dhe JICA – Zyra për Ballkan.
Në emër të Rektorit Krrabaj, një fjalë rasti e mbajti Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe H/E Mr. Keisuke YAMANAKA i ngarkuari me punë i Ambasadës Japoneze në Prishtinë, si dhe Prof. Dr. Michael Mussov, Prorektor në UNWE, Sofia, Bulgaria.
Në fund të ceremonisë u bë shpërndarja e certifikatave për ndërmarrësit dhe studentët pjesëmarrës. Ideatorët dhe koordinator nga Universiteti i Prizrenit, të këtij projekti janë Prof. Ass. Dr. Ekrem Gjokaj dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi.
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte ofrimi i mbështetjes dhe zhvillimit të kapaciteteve institucionale dhe afariste të ndërmarrjeve/agrobizneseve të vogla dhe të mesme të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. Përmes këtij projekti ekspertët Bullgar, Japonez dhe stafi i FSHJM-së kanë ofruar trajnime dhe mbështetje të përbashkët për agrobizneset vendore.
Aktivitetet e projektit ishin: Trajnim rreth aftësive menaxhuese të menaxherëve të NVM-ve nga lëmia e agrobiznesit në Kosovë; Lehtësimi dhe përmirësimi i komunikimit institucional ndërmjet agjencive për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Bullgaria dhe Kosova; Shkëmbimi i përvojës dhe vendosja e kontakteve ndërmjet pjesëmarrësve të projektit; Integrimi me aktivitetet e JICA- se në Ballkan; Vizita Studimore në Bullgari.