U mbajt Konferenca për Arsimin e Lartë në Kosovë
U. d. Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren Prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj, të martën mori pjesë në Konferencën për Arsimin e Lartë në Kosovë, të organizuar nga Projekti HerasPlus. Pjesë e panelit, ku u diskutua për aspektet e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë ishin edhe zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, sekretari i parë i ambasadës austriake, Martin Schaller dhe drejtuesi i HerasPlus, Aqif Emurli. Konferenca u drejtua nga prof. dr. Alush Musaj kryetar i Konferencës së Rektorëve.
Konferenca ka synim të diskutojë çështjet më të rëndësishme në kuadrin e zhvillimeve dhe reformave në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë. Për të lehtësuar dhe thjeshtuar diskutimet gjatë Konferencës, ekspertët e HERAS Plus kanë hartuar një dokument pune dhe do të angazhohen në mbledhjen e të dhënave dhe reagimeve nga diskutimi gjatë Konferencës. Bazuar në këto të dhëna dhe reagime, draft dokumenti i punës do të riorganizohet më tej në një Përmbledhje Politike që do të ndahet me të gjithë pjesëmarrësit.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD