U mbajt ligjëratë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit
Me qëllim të informimit dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA” bashkë me shoqatën e Onkologëve të Kosovës “SHOK” të hënën më 31.10.2022 kanë mbajtur ligjëratë në Universitetin “Ukshin Hoti”, ku morën pesë studentë dhe stafi i këtij Universiteti.
Hapjen e ligjëratës e bëri Prof. Ass. Dr. Adelina Raka, Prorektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, duke e vlerësuar si mjaftë të rëndësishme, në kuadër të vetëdijesimit për parandalimin e kancerit të gjirit.
Ndërsa, Nafije Latifi nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, një e mbijetuar e kancerit të gjirit, bëri thirrje se është me rëndësi që gratë të bëjnë kontrolle të shpeshta në mënyrë që të ketë diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit.
Dr. Faton Sermaxhaj theksoi se Kanceri i gjirit është patologjia malinje më e shpeshtë tek gratë me rreth 32% të të gjithë tumoreve malinj që prekin ato. Incidenca e kësaj sëmundje është në rritje në mënyrë konstante nga viti në vit, si tek vendet e zhvilluara poashtu edhe tek ato në zhvillim. Ai i inkurajoi të pranishmet që t’i kushtojnë rëndësi kontrolleve sistematike në mënyrë që të bëhet diagnostikimi i hershëm pasi që kjo ka shumë rendësi në prognozë.