Sot u mbajt një takim online mes Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit të Tuscia-s të Italisë
Në takim morën pjesë, Rektori i Universietit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, Prorektorët Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri dhe Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, si dhe profesorët nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedist, Prof. Ass. Dr. Mirvjena Këllëzi-Kortoçi dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoçi.
Nga Universiteti i Tuscia-s morën pjesë Prof. Simone Severini, Prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar, Dott. Carlo Contardo, përgjegjës i zyrës për mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar si dhe Dott. Elton Skendaj nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar me vendet e Ballkanit.
Rektori Krrabaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar me universitetet e ndryshme, posaçërisht në aspektin e rritjes së mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.
Prorektori Severini shpalosi profilin e Universitetit të Tuscia-s, dhe theksoi programet në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën Angleze.
Në takim u vendos që të përpilohet Memorandumi i Mirëkuptimit dhe si i tillë, pas dakordimit të nënshkruhet si dhe sa më shpejt të fillohet me vizita të ndërsjella, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit.