U mbajt takimi fillestar i grupit punues për organizimin e shkollës verore ndërkombëtare 2022
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren është mbajtur takimi fillestar i grupit punues për organizimin e Shkollës Verore Ndërkombëtare 2022. Në takim kanë marr pjesë anëtarët e grupit punues nga Universiteti në krye me kryetarin e grupit punues Dr.Sc. C. Ass. Festim Tafolli, Prof. Ass. Dr. Fatmir Mehmeti, Dr. Sc. Ass. Nol Krasniqi dhe z.Përparim Avdullahu Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe nga partnerët Muhamed Rexhepi përfaqësues i ITP Prizren, Linda Llulla-Gashi drejtore ekzekutive e DokuFest, Alba Çakalli producente e DokuFest. Në takim u diskutua për formatin e sivjetem të Shkollës Verore dhe u bë ndarja e punëve.