U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes KREN-it dhe Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren
Në emër të KREN-it, Memorandumi u nënshkrua nga z. Atif Basani, koordinator për punë dhe fuqizim dixhital në KREN, ndërsa në emër të Universitetit të Prizrenit, Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani.
Objektivat e këtij memorandumi fokusohen në disa aspekte. Së pari, përfshin pranimin dhe dorëzimin e projektit të instalimit të rrjetit Wi-Fi, i cili është i përkrahur nga donatori GIZ dhe Bashkimi Evropian dhe së dyti, memorandumi synon të përfshijë aneksin aktual të memorandumit të bashkëpunimit, duke shtuar pajisjet dhe shërbimet e reja që janë aktualisht në dispozicion për institucionin në fjalë.
Bashkëpunimi i vazhdueshëm midis KREN-it dhe Universitetit të Prizrenit synon të sjellë një vizion dhe një sistem të pasur platformash dhe zgjidhjesh produktiviteti, të bazuar në përvojën e vendeve të tjera të botës.