U organizua sesioni i mirëseardhjes për punonjësit e rinj
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën është organizuar Sesioni i mirëseardhjes për punonjësit e rinj nga radhët e stafit akademik në Semestrin Veror të vitit akademik 2021/2022. Ata i priti në mënyrë solemne Prorektorja për mësimdhënie, kërkime shkencore dhe çështje të studentëve, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi dhe dekanët e njësive akademike. Prorektorja bëri të ditur se mirëpritjen që e kemi organizuar tani do të bëhet traditë në Universitetin tonë për të siguruar një mirëseardhje të duhur në komunitetin tonë akademik të punonjësve të rinj.
Punëtorët e rijnë u njoftuan me anëtarët e fakultetit dhe me rregullat e përgjithshme. Dekani i njësisë, ua dorëzon Statutin, Doracakun për të punësuarit dhe Kodin e Etikës secilit punonjës të fakultetit.
Të gjithë punonjësit e rinj bënë një turne në këmbë në kampus nën drejtimin e Dekanit të njësisë akademike. Gjatë Sesioneve të Mirëseardhjes, punonjësit e rinj pajisen edhe me ID kartelë, e-mail zyrtar dhe kyçje në sistemin e SMU-së.