U. “Ukshin Hoti” dhe UBT arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Marrëveshja është nënshkruar nga udhëheqësit e dy universiteteve. U.D. Rektori i U. “Ukshin Hoti” Prizren Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Rektori i UBT Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, të cilën e vlerësuan lartë arritjen e bashkëpunimit. Me këtë rast prezent ishte edhe Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja i cili me bashkëpunëtorët e tij ka dhënë kontribut që kjo marrëveshje të realizohet.
Në bazë të marrëveshjes bashkëpunimi ndërmjet dy Universiteteve do të përfshijë: Shkëmbime të personelit akademik për procesin mësimor; Shkëmbime të pedagogëve, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore; Nxitjen,mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); Shkëmbime te literaturës shkencore; Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional; institucionalizimin e bashkëpunimit reciprok dhe të ndërsjellë në sferën e ofrimit të ndihmës për ngritjen e kapaciteteve të studentëve të këtyre universiteteve; Bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve dhe/ose projekteve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët; Shkëmbimin e eksperiencave, praktikave dhe ekspertëve; Zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore-shkencore; Organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale; Udhëheqje të temave të diplomave në të gjitha nivelet e studimeve.
Vlen të theksohet se prezent ishte edhe Dekani i FSHJM-së Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi i cili po ashtu ka dhënë kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij bashkëpunimi së bashku me Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoci, Prof. Ass. Dr. Sadik Maloku,Prof. Ass.Dr. Mirvjena Këllezi-Kortoçi dhe Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagji