U. “Ukshin Hoti” Prizren lidhi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Pyjore të Kosovës
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) të premten kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit është realizimi i programit të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve në sektorin e pylltarisë, bazuar edhe në Strategjinë e Pylltarisë dhe planeve vjetore të menaxhimit të pyjeve. Marrëveshja është nënshkruar nga Bekim HOXHA/zv.Kryeshef dhe në emër të Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor marrëveshjen e nënshkroi zv. Rektorja Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi. Kjo marrëveshje përmban kornizën e punës si dhe përgjegjësitë e palëve për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në kuadër të Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve, dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve në pyje dhe u lidh për kohëzgjatje nga data 15.03.2022 deri më 15.03.2025. Kjo marrëveshje u nënshkruar edhe falë punës dhe përkushtimit të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, i cili edhe ishte prezent me rastin e vendosjes së firmës në mes të dy palëve.