U. “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Evropës Juglindore të marten kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga rektorët e dy institucioneve, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj i UPZ dhe Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti në UEJL.
Qëllimet kryesore të këtij bashkëpunimi janë:
➢ Krijimi i kornizës për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit ndërmjet Palëve;
➢ Përpjekjet për t’iu përgjigjur sfidave globale dhe rajonale përmes përvojës së përbashkët dhe kapaciteteve plotësuese në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit;
➢ Gjenerimin dhe ndarjen e njohurive të reja dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit, në varësi të burimeve të disponueshme për Palët;
➢ Lehtësimin e partneritetit të palëve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit, kurdo që është e përshtatshme.